Liga Arabe krijon komitet ministror për Jerusalemin

Liga Arabe njoftoi krijimin e një “Mini-Komiteti Ministror Arab” në kuadër të luftës me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump për të njohur Jerusalemin si "kryeqytet të Izraelit".

Liga Arabe krijon komitet ministror për Jerusalemin

Në komitetin në fjalë bëjnë pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Palestinës, Egjiptit, Arabisë Saudite, Marokut, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, bën të ditur komunikata.

Raportohet se detyra e Komitetit do të jetë të vërë në lëvizje mekanizmat diplomatike dhe mediatike për të luftuar pasojat dhe ndikimet negative që ka shkaktuar vendimi i Trump.

Në Takimin e Jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe mbajtur më 9 dhjetor me kërkesë të Palestinës dhe Jordanisë për të diskutuar çështjen e Jerusalemit, Komiteti Arab i Iniciativës së Paqes ishte ngarkuar me detyrën për të krijuar një komitet, i cili do të punojë me shoqërinë dhe institucionet ndërkombëtare për të parandaluar pasojat politike të vendimit të administratës amerikane për Jerusalemin.

 


Lajme të ngjashme