Gjermani – Numri i azilkërkuesve vazhdon të bjerë

Numri i azilkërkuesve në Gjermani, që kishte rënë ndjeshëm në vitin 2016 pas kulmit të mbërritjeve të emigrantëve në vitin 2015, vazhdon të jetë në rënie në vitin 2017.

870134
Gjermani – Numri i azilkërkuesve vazhdon të bjerë

Numri i azilkërkuesve në Gjermani, që kishte rënë ndjeshëm në vitin 2016 pas kulmit të mbërritjeve të emigrantëve në vitin 2015, vazhdon të jetë në rënie në vitin 2017 me më pak se 200 000 të ardhur, njoftoi sot qeveria.

“Për vitin 2017, mendoj se numri i përgjithshëm do të jetë nën 200 000 migrantë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere për gazetën “Bild am Sonntag”.

Në fund të nëntorit, 173 000 azilkërkues të rinj ishin regjistruar për këtë vit.

Ekonomia e parë evropiane ka pritur që prej vitit 2015 më shumë se një milion azilkërkues, ku shumica janë me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, duke e vendosur imigracionin në rang të parë të borxhit publik dhe ka kontribuar në rritjen e elektoratit për partinë e ekstremit të djathtë AfD. (ATSH)



Lajme të ngjashme