Jemen - Në përleshjet e jetuara vriten mbi 70 militantë huthi

Më shumë se 70 militantë janë vrarë që nga fillimi i dhjetorit deri më të tani në perëndim të Jemenit.

870085
Jemen - Në përleshjet e jetuara vriten mbi 70 militantë huthi

Më shumë se 70 militantë janë vrarë që nga fillimi i dhjetorit deri më të tani në perëndim të Jemenit.

Konflikti u zhvillua mes forcave qeveritare dhe lëvizjes rebele Huthi në Jemen. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e ushtrisë jemenase ka njoftuar se më shumë se 70 trupa janë sjellë në spital në qytetin Haxha.

Ata shtuan se numri i të vdekurve mund të ishte rritur.

Jemeni është kthyer në një skenë të krizës të thellë politike dhe të sigurisë, e cila u përshkallëzua me luftën civile në fund të vitit 2014 kur kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite Huthi dhe Kongresi, të udhëhequr nga Presidenti i përmbysur Saleh, morën kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u vra në Sana. Lajmi u konfirmua më herët gjatë këtij muaji nga partia e tij e Kongresit të Përgjithshëm Popullor. Një zyrtar nga partia tha se Huthitë ndaluan autokolonën e Salehut dhe e vranë atë pranë kryeqytetit Sana.



Lajme të ngjashme