Irak - Sulme ndaj zyrave të Frontit Turkmen në Kirkuk

Ndaj dy zyrave të ndara të Frontit Turkmen të Irakut në qytetin Kirkuk personat ende të paidentifikuar ndërmorën një sulm të armatosur.

Irak - Sulme ndaj zyrave të Frontit Turkmen në Kirkuk

Ndaj dy zyrave të ndara të Frontit Turkmen të Irakut në qytetin Kirkuk personat ende të paidentifikuar ndërmorën një sulm të armatosur.

Shefi i policisë së Kirkuk, Hattap Omer tha se dy sulme në dy zyra të veçanta të Frontit Turkmen të Irakut u kryen nga persona të armatosur të paidentifikuar në rrethin Musalla.

Duke e bërë të ditur se sulmet ndaj zyrës të Frontit Turkmen në zonën Musalla dhe në zonën e Unionit të Afaristëve Turkmen në Kirkuk kanë qenë të njëkohshme, Omer deklaroi se në sulmet nuk kishte viktima, por vetëm dëmtimet materiale në zyret.

Shefi i policisë tha se sulmuesit e paidentifikuar përdorën armë zjarri dhe raketahedhës në këto sulme, ndërsa shtoi se njësitë policore të departamentit antiterror, të cilët dolën menjëherë në vend të ngjarjes, filluan me hetime dhe me ndjekjen e gjurmëve të autorëve të këtyre sulmeve.



Lajme të ngjashme