OKB-ja dhe Liga Arabe i kërkojnë Rusisë që të bëjë presion ndaj Damaskut për paqen në Siri

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë i kërkoi të mërkurën Presidentit rus, Vladimir Putin, që të ketë kurajën për të bindur regjimin sirian të pranojë zgjedhje të reja për arritjen e paqes...

OKB-ja dhe Liga Arabe i kërkojnë Rusisë që të bëjë presion ndaj Damaskut për paqen në Siri

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë i kërkoi të mërkurën Presidentit rus, Vladimir Putin, që të ketë kurajën për të bindur regjimin sirian të pranojë zgjedhje të reja për arritjen e paqes.

Gjatë një interviste dhënë në televizionin publik zviceran "RTS", Staffan de Mistura u shpreh se një fitore ushtarake nuk ishte e mjaftueshme, siç shfaqet, vijoi ai, kaosi që pasoi në Libi rrëzimin e regjimit të Muamar Kadafit.

"Pas fitores ushtarake të njoftuar nga Presidenti Putin në Siri, është e nevojshme menjëherë më pas një proces politik që përfshin të gjitha palët për të patur një kushtetutë të re dhe zgjedhje të reja", pohoi ai.

Këto dy çështje janë në fokus të raundit të tetë të bisedimeve, organizuar prej 28 nëntorit nga ndërmjetësuesi në Gjenevë mes opozitës siriane dhe qeverisë së Damaskut.

"Putin duhet të bindë qeverinë se nuk ka më kohë për të humbur. Duhet besuar se fitorja e një lufte territoriale është e përkohshme, por duhet arritur paqja dhe për këtë duhet të kesh guximin për të nxitur qeverinë për pranimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve të reja me OKB", vijoi De Mistura në një thirrje drejtuar shefit të Kremlinit. /ATSH



Lajme të ngjashme