Kuvajti do të hapë ambasadë në Palestinë

Zv.ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheiku Nasir Muhamed es-Sabah se vendi i tij po përgatitet të hapë ambasadë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

868093
Kuvajti do të hapë ambasadë në Palestinë

Njoftohet se Kuvajti po përgatitet të hapë ambasadë në Palestinë.

Zv.ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheiku Nasir Muhamed es-Sabah në një deklaratë të shkurtër që bëri në pritjen e organizuar në Ambasadën e Bahrejnit në Kuvajt me rastin e Festës Kombëtare të Bahrejnit, tha se po punojnë me administratën palestineze për të hapur ambasadë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sheku Nasir nuk dha detaje të tjera në lidhje me çështjen.

Rreth 50 vende kanë ambasada, konsullata ose përfaqësi në territoret palestineze, kryesisht në qytetet Ramallah, el-Bire dhe Betlehem të Rripit të Gazës dhe në Jerusalem dhe Gazë.



Lajme të ngjashme