Kina respekton vendimin për njohjen e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të Palestinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang tha se Pekini vazhdon të mbështesë idenë për një Palestinë të pavarur me kryeqytet Jerusalemit Lindor dhe sipas kufijve të vitit 1967.

868489
Kina respekton vendimin për njohjen e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të Palestinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, në deklaratat që bëri në konferencën e rregullt ditore për shtyp në Pekin, në lidhje me thirrjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) drejtuar shoqërisë ndërkombëtare për Jerusalemin tha se kinezët i kuptojnë shqetësimet e vendeve islamike rreth Jerusalemit.

Lidhur me zgjidhjen e çështjes së Jerusalemit, Lu tha se vendi i tij mbështet rezolutat e OKB-së dhe unitetin e mendimit të bashkësisë ndërkombëtare, duke nënvizuar gjithashtu se Pekini mbështet një Palestinë të pavarur me kryeqytet Jerusalemit Lindor dhe sipas kufijve të vitit 1967.

Duke folur për shpresën që negociatat mes Izraelit dhe Palestinës do të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se ata i inkurajojnë të gjitha palët për zgjidhjen e plotë dhe të drejtë të çështjes palestineze.

 


Lajme të ngjashme