Izraeli mbyll dy pika kufitare me Rripin e Gazës

Izraeli ka vendosur të mbyllë portat kufitare Kerm Abu Salim dhe Beyt Hanun (Erez). me Rripin e Gazës.

868065
Izraeli mbyll dy pika kufitare me Rripin e Gazës

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee njoftoi përmes një komunikate me shkrim se dogana “Kerm Abu Salim” dhe pika e kalimit kufitar tokësor “Erez” duke filluar nga sot do të qëndrojnë të mbylla për shkak të zhvillimeve të fundit të sigurisë.

Ishte pretenduar se të mërkurën nga Rripi i Gazës i pushtuar ishte lëshuar një raketë në drejtim të Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Adraee në deklaratën që kishte bërë lidhur me këtë çështje kishte thënë se nga Gaza kishte ndodhur një sulm me raketë kundër Izraelit dhe pas kësaj ushtria izraelite kishte kryer një sulm kundër një zone ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës.

 

 


Lajme të ngjashme