ShBA-ja shpreh gatishmërinë për bisedime pa kushte me Phenianin

ShBA-ja është gati të ulet në tavolinë me Korenë e Veriut pa kushte paraprake, deklaroi të martën shefi amerikan i diplomacisë, Rex Tillerson.

ShBA-ja shpreh gatishmërinë për bisedime pa kushte me Phenianin

“Nuk është realiste që të thuash se do të diskutojmë me ju vetëm nëse ju vini në tavolinën e bisedimeve të gatshëm për të braktisur programin tuaj bërthamor”, tha ai gjatë një konference në Uashington.

Deri tani, ShBA-ja theksonte se çdo negociatë duhej të bëhej vetëm për denuklearizimin e gadishullit korean.



Lajme të ngjashme