Abbas: Palestina s’do të lejojë kurrë pjesëmarrjen e SHBA-së në procesin e paqes

“Ne s’do të lejojmë kurrën e kurrës që SHBA-ja të jetë pjesë e procesit të paqes politike në të ardhmen”, deklaroi Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam...

867544
Abbas: Palestina s’do të lejojë kurrë pjesëmarrjen e SHBA-së në procesin e paqes

Palestina s’do të lejojë kurrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin pjesë në procesin e paqes.

Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, mori pjesë të mërkurën në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC), mbajtur në Stamboll nën mikpritjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“SHBA-ja e ka humbur tashmë cilësinë e ndërmjetësuesit në procesin e paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Ne s’do të lejojmë kurrën e kurrës që SHBA-ja të jetë pjesë e procesit të paqes politike në të ardhmen”, deklaroi ai gjatë fjalës së rastit në Stamboll, në lidhje me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Duhet të punojmë me të gjitha forcat tona që Palestina e pushtuar të njihet tashmë si shtet”, shtoi Abbas duke theksuar se paqja dhe stabiliteti s’do të vijnë asnjëherë në rast se Jerusalemi nuk bëhet kryeqytet i Palestinës.



Lajme të ngjashme