Liga Arabe: Mbështesim çdo qëndrim të palestinezëve për Jerusalemin

Liga Arabe do të mbështesë çdo qëndrim të palestinezëve në lidhje me Jerusalemin.

Liga Arabe: Mbështesim çdo qëndrim të palestinezëve për Jerusalemin

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Ebu Gayt tha se do të vazhdojnë të mbështesin çdo qëndrim të palestinezëve kundër vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të deklaruar në datën 6 dhjetor për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Liga Arabe, bëhet e ditur se Ebu Gayt bisedoi me Kreun e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, që gjendej për një vizitë zyrtare në Kajro, Kryeqytetin e Egjiptit.

Në takim u shqyrtuan hapat që do të hidhen ndaj vendimit të Trump-it për Jerusalemin.

Ebu Gayt theksoi se të gjitha vendet arabe dënuan vendimin e presidentit Trump.

Sekretari i Përgjithshëm tha se Liga Arabe do të mbështesë çdo qëndrim të palestinezëve kundër vendimit të Trump-it për Jerusalemin.

 


Lajme të ngjashme