Irak – Paradë ushtarake për fitoren kundër DAESH-it

Iraku zhvilloi të dielën një paradë ushtarake në Bagdad për të shënuar fitoren përfundimtare kundër DAESH-it pas një lufte trevjeçare...

865181
Irak – Paradë ushtarake për fitoren kundër DAESH-it

Iraku zhvilloi të dielën një paradë ushtarake në Bagdad për të shënuar fitoren përfundimtare kundër DAESH-it pas një lufte trevjeçare.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi dhe komandantë të lartë të ushtrisë dhe të sigurisë ishin të pranishëm në këtë paradë të zhvilluar në qendër të kryeqytetit.

Parada ushtarake u mbyll me fluturimin e avionëve.

Al-Abadi e shpalli datë 10 dhjetor si festë kombëtare.

Të shtunën, Kryeministri Al-Abadi njoftoi fundin e luftës së ndërmarrë që prej tre vitesh nga forcat qeveritare kundër organizatës terroriste DAESH në Irak. /ATSH



Lajme të ngjashme