Irak – Kryeministri Al-Abadi njofton fundin e luftës kundër DAESH-it

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, njoftoi të shtunën fundin e luftës së ndërmarrë që prej tre vitesh nga forcat qeveritare kundër organizatës terroriste DAESH në vendin e tij...

864991
Irak – Kryeministri Al-Abadi njofton fundin e luftës kundër DAESH-it

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, njoftoi të shtunën fundin e luftës së ndërmarrë që prej tre vitesh nga forcat qeveritare kundër organizatës terroriste DAESH në vendin e tij.

“Forcat tona kontrollojnë të gjithë kufirin Irak-Siri dhe njoftoj fundin e luftës kundër DAESH-it”, theksoi ai pas hapjes së një konference të organizuar nga sindikata irakiane e gazetarëve.

“Armiku ynë kërkonte të vriste qytetërimin tonë, por ne kemi fituar falë bashkimit dhe vendosmërisë sonë. Ne i mundëm në pak kohë”, shtoi ai.

Organizata terroriste DAESH pushtoi një të tretën e Irakut gjatë një ofensive në vitin 2014 duke vënë në rrezik ekzistencën e këtij shteti të pasur me hidrokarbure. /ATSH



Lajme të ngjashme