Mahmud Abbas e diskutoi çështjen e Jersualemit me homologun amerikan dhe atë rus

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas zhvilloi biseda të ndara telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me çështjen e Jerusalemit.

862328
Mahmud Abbas e diskutoi çështjen e Jersualemit me homologun amerikan dhe atë rus

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas zhvilloi biseda të ndara telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me çështjen e Jerusalemit.

Deklaratën në lidhje me bisedat telefonike të Presidentit Abbas i bëri zëdhënësi i Presidencës palestineze, Nebil Ebu Rudeyne.

Sipas deklaratës, të cilën e transmeton edhe agjencia zyrtare palestineze, WAFA, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjatë bisedës telefonike me Presidentin Abbas e bëri të ditur vendimin e tij për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

 

Në deklaratë u tha se Presidenti Abbas gjatë bisedës i tha Trumpit se një hap i tillë i hedhur në këtë drejtim do të dëmtoj procesin e paqes, ndërsa do të rrezikoj edhe sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global.

Në deklaratën e tij Ebu Rudeyne tha se “Presidenti Abbas edhe njëherë shprehu qartë qëndrimin se sipas planit arab të paqe dhe rezolutave ndërkombëtare nuk do të ketë një shtet palestinez pa kryeqytet Jerusalemin Lindor”.

Ndërkaq Abbas edhe gjatë bisedës telefonike me Presidentin Putin foli në lidhje me “pretendimet për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e ShBA-së”.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Kremlini, gjatë bisedës telefonike të Presidentit Putin me Mahmud Abbas iu bë një vlerësim problemeve të Lindjes së Mesme dhe statusit të Jerusalemit.

“Rusia mbështetë fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Palestinës dhe Izraelit në lidhje me çështjet kontestuese përfshirë edhe statusin e Jerusalemit”, ka thënë Putin gjatë bisedës me Abbas.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë para pakë kohësh nga ana e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, thuhej se Rusia ka njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit dhe se beson që Jerusalemi Lindor në të ardhmen duhet të mbetet kryeqyteti i një shteti palestinez që do të formohet”.



Lajme të ngjashme