Gjermani – Aksident hekurudhor në Dyseldorf, të paktën 50 të plagosur
Të paktën 50 persona u plagosën mbrëmjen e së martës pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale...
862138





Të paktën 50 persona u plagosën mbrëmjen e së martës pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale.
“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 19:30 (18:30 GMT), kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash pranë stacionit të Meerbusch, në shtetin rajonal të Renanisë”, sipas një komunikate të “Deutsche Bahn”, kompania kombëtare e hekurudhave.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Treni i pasagjerëve i përkiste kompanisë “National Express”, krijuar kur “Deutsche Bahn” privatizoi disa linja rajonale këto vitet e fundit. /ATSH