Jordania i dërgon notë proteste Izraelit për shkak të shkeljeve të bëra në Xhaminë Al-Aksa

"Aktet e tilla provokative dhe të papërgjegjshme janë të papranueshme” deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Muhammed al-Mumeni

Jordania i dërgon notë proteste Izraelit për shkak të shkeljeve të bëra në Xhaminë Al-Aksa

Sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare e lajmeve PETRA, në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të qeverisë, Muhammed al-Mumeni, dënohen shkeljet e Izraelit të bëra ndaj Xhamisë Al-Aksa, posaçërisht hyrjet e përditshme të hebrenjve radikal në mënyrë provokative nën mbrojtjen e policisë izraelite.

"Aktet e tilla provokative dhe të papërgjegjshme janë të papranueshme” deklaroi Mumeni ndërsa shtoi se Izraeli bën shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe dispozitat e të drejtave të njeriut si pushtues në Jerusalemin Lindor.

Ministri tha se këto akte, të cilat dëmtojnë ndjeshmërinë e myslimanëve dhe që paraqesin shkelje të të gjitha normave dhe dokumenteve ndërkombëtare që theksojnë nevojën e respektimit të vendeve të adhurimit për të gjitha fetë, ndërsa bëri të ditur se Ministrisë së Jashtme të Izraelit i kanë dërguar një notë proteste.

Mumeni shtoi se qeveria izraelite kishte lejuar ekstremistët të hyjnë në oborrin e xhamisë Qubbet al-Sahra më parë të dielën, në përpjekje të Izraelit për të "ndryshuar gjendjen historike dhe ligjore të Xhamisë Al-Aksa".

Ai tha se masa të tilla provokative duhej të ndalin menjëherë dhe vuri theksin në nevojën e ruajtjes së statusit historik të xhamisë. Ministri gjithashtu theksoi nevojën për të respektuar rolin jordanez ndaj vendeve të shenjta në Jerusalemin Lindor në përputhje me një traktatin e paqes mes dy vendeve.

Administrata e Fondacioneve Islame e Jerusalemit, pranë Ministrisë së Fondacioneve të Jordanisë, njoftoi se policia izraelite në orët e hershme të mëngjesit lejoi një grup të kolonëve hebrenj për të hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa dhe të dalin deri në oborrin e Qubbet al-Sahra. Policia izraelite nuk iu bind urdhrave të rojeve të Al-Aksas, të cilët veprojnë pranë Administratës së Fondacioneve, gjatë përpjekjeve të tyre për të penguar hyrjen e kolonëve hebrenj.

Administrata izraelite prej vitit 2003 e këtej shoqëron me polici kolonët hebrenj gjatë hyrjes së tyre në oborrin e Xhamisë Al-Aksa dhe herë pas here vendos kufizime në moshë gjatë hyrjes së myslimanëve.

Shumica e organizatave dhe politikanëve radikal izraelit deklarojnë se besojnë që në këtë vend ndodhet një tempull hebre, i cili është rrënuar dy herë më parë dhe bëjnë thirrje që Haram al-Sherifi të hapet për adhurim edhe për ata.



Lajme të ngjashme