Policia gjermane merr masa të larta sigurie në tregjet e Krishtlindjeve pas rrezikut për sulm

Policia gjermane ka marrë masa të larta sigurie në tregjet e Krishtlindjeve në shtetin lindor të Brandenburgut, pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë që përmbante thonj dhe një pluhur të paidentifikuar,  në kryeqytetin e Potsdamit.

Sipas raportit të një zëdhënësi të policisë, një numër i madh oficerësh do të shpërndaheshin në të gjithë shtetin, kryesisht në Potsdam, ku një treg i Krishtlindjeve u evakuua dje pasi autoritetet u njoftuan për një pako të dyshimtë të vendosur pranë një farmacie.

Gjithashtu, policia gjermane njoftoi se ka nisur procesin e kërkimeve për zbulimin e personit të përfshirë në dërgimin e  pakos së dyshimtë, duke shtuar se deri tani hetimet nuk kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me incidentin.

Lajme të ngjashme