Pentagoni do të mbledhë armët që i ka dhënë YPG-së

Zëdhënësi i Pentagonit për Lindjen e Mesme, Eric Pahon tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin të gjitha armët që i kanë dhënë YPG-së (derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK) dhe që mund të kërcënojnë Turqinë.

Pentagoni do të mbledhë armët që i ka dhënë YPG-së

Zëdhënësi i Zyrës së Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) për Lindjen e Mesme, Eric Pahon tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin të gjitha armët që i kanë dhënë YPG-së (derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK) dhe që mund të kërcënojnë Turqinë.

Pahon bëri sqarime mbi rimarrjen e armatimit të rëndë dhe autoblindave të rënda që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë dhënë YPG-së.

Unë nuk kam kompetencë të jap informacione në lidhje me inventarin dhe shifrat, sqaroi Pahon, dhe e vijoi deklaratën me këto fjalë: "Në mënyrë kategorike, ne do të mbledhim armët që mund të kërcënojnë aleaten tonë Turqinë. Inventarin e këtyre (armëve) e kanë edhe turqit”.

Në përgjigje të një pyetjeje zëdhënësi tha se nuk do të tërheqin buldozerët, ekskavatorët (për minat dhe eksplozivët artizanalë) bashkë me transportuesit e blinduar të njohur si “Humvee”, të cilat i janë dhënë YPG-së dhe nuk janë materiale luftarake.

Por megjithatë,- u shpreh Pahon,- ne do të mbledhim automjetet e blinduara të tipit MRAP, mitralozat, raketat-hedhësit dhe armët e tjera që mund të përdoren kundër mjeteve të blinduara.

Pyetjeve që disa gazetarë i kishin drejtuar zëdhënësit të Pentagonit, kolonelit Rob Manning gjatë konferencës së shtypit në fillim të javës Pentagoni u kishte dhënë përgjigje me shkrim dhe lidhur me pyetjen e një gazetari "A do të kemi një fazë të grumbullimit të armëve?" kishte paralajmëruar se synimi i tyre ishte të mbledhin automjetet e mëdha dhe armët e rënda pas eliminimit të kërcënimeve specifike.

ShBA-ja kishte marrë vendim për ta armatosur PYD/PKK në mënyrë indirekte që nga fillimi i vitit 2015 dhe në mënyrë direkte që nga maji i këtij viti.

 


Lajme të ngjashme