Trump i kërkoi Pekinit të përdorë çdo mjet për të bërë presion mbi Phenianin

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi të mërkurën Kinës të përdorë çdo mjet në dispozicion për të bindur Korenë e Veriut të braktisë provokimet dhe garën e saj për armën bërthamore pas lëshimit të fundit të një rakete balistike.

Trump i kërkoi Pekinit të përdorë çdo mjet për të bërë presion mbi Phenianin

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi të mërkurën Kinës të përdorë çdo mjet në dispozicion për të bindur Korenë e Veriut të braktisë provokimet dhe garën e saj për armën bërthamore pas lëshimit të fundit të një rakete balistike, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kinez Xi Jinping, Donald Trump theksoi vendosmërinë e SHBA-së për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur aleatët e saj përballë kërcënimit në rritje që përbën regjimi koreanoverior”, shkruan Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu në profilin e tij “Twitter” se do të ndërmerren sanksione shtesë të konsiderueshme kundër Phenianit.

“Sapo bisedova me presidentin kinez Xi Jinping në lidhje me veprimet provokuese të Koresë së Veriut. Sanksione shtesë të konsiderueshme do t’i imponohen Koresë së Veriut. Ne do të merremi me këtë situatë!”, shkruan Donald Trump në “Twitter”. (ATSH)



Lajme të ngjashme