Holanda zbulon gënjeshtrat e Donald Trumpit

Policia e Holandës u prononcua në lidhje me postimet islamofobe të Presidentit Trump në llogaritë e tij në mediat sociale.

858504
Holanda zbulon gënjeshtrat e Donald Trumpit

Pamjet në videot antiislame të postuara në llogarinë Tweeter të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dolën të rreme.

Policia e Holandës u prononcua në lidhje me postimet islamofobe të Presidentit Trump në llogaritë e tij në mediat sociale.

Policia bëri të ditur se në pamjet, në të cilat paraqitet rrahja e një fëmije holandez, agresori nuk është mysliman apo refugjat.

Sipas policisë personi që rrah fëmijën është një holandez.

Trump dje në llogarinë e tij në Tweeter kishte postuar tre videot e Jayda Fransen, udhëheqëses së lëvizjes politike të të djathtës ekstreme, “Britain First”.

Në një video tjetër të postuar në mediat sociale, të cilat shkaktuan jehonë të madhe në mediat sociale, dukej një mysliman, i cili shkatërron skulpturën e Shën Marisë. Ndërkaq në videon e fundit dukej hedhja e një fëmije nga kulmi.

Trumpi i kishte postuar këto videot në llogarinë e tij pa bërë ndonjë koment.

Ndërkohë qeveria e Anglisë kritikoi postimin nga ana e Trumpit të videove me pamje islamofobike të postuara nga grupi anglez i ekstremit të djathtë.

Kryeministrja Theresa May në një deklaratë të bërë nëpërmjet zëdhënësit të saj bën të ditur se “Ripostimi i këtyre pamjeve nga ana e Trumpit është gabim. Lëvizja ‘Britain First’ bën përçarjen e shoqërive me retorik të urrejtjes, përhapë gënjeshtra dhe nxitë tensionimin. Kjo lëvizje shkakton shqetësim tek personat që respektojnë ligjin”.

Ndërkaq Trump u përgjigj ndaj deklaratës së Kryeministres May nëpërmjet llogarisë së tij Tweeter.

Trump në mesazhi e tij e këshillon Kryeministren May të merret me radikalizmin në vendin e saj.

Trump për mesazhin e tij kritikohet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Senatori republikan, John McCain bëri të ditur se mesazhet e Trumpit e kanë habitur shumë atë.



Lajme të ngjashme