Sulmohet zyra e televizionit me transmetim turqisht në Irak

Në qytezën Alltunkëpry (Altunköprü) të qytetit Kirkuk në Irak një person është plagosur si pasojë e sulmit të armatosur ndaj zyrës së televizionit Turkmeneli që bën transmetime në gjuhën turke.

Drejtori i Policisë së Kirkukut, Hattap Omer bëri të ditur se një roje e televizionit mbeti i plagosur në sulmin me armë automatike të personave të paidentifikuar kundrejt zyrës së televizionit.

Omer tha se në ndërtesë janë shkaktuar dëme materiale ndërkohë që filloi hetimi në lidhje me ngjarjen.

Ushtria e Irakut, policia federale dhe forcat Hashdi Shabi, në 16 tetor, me tërheqjen e peshmergeve, sigurojnë kontrollin e Kirkukut pa përleshje.

Lajme të ngjashme