ShBA-ja është duke e rishqyrtuar çështjen e përkrahjes në armë të PKK/PYD-së

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) dhe Shtëpia e Bardhë u prononcuan në lidhje me bisedën telefonike mes Presidentëve Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Eridoğan) dhe Donald Trump.

ShBA-ja është duke e rishqyrtuar çështjen e përkrahjes në armë të PKK/PYD-së

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) deklaroi se është duke shqyrtuar çështjen e dhënies fund të dërgimit të drejtpërdrejt të armatimit organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, por bëri të ditur se do të vazhdoj bashkëpunimi me këtë organizatë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) dhe Shtëpia e Bardhë u prononcuan në lidhje me bisedën telefonike mes Presidentëve Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Eridoğan) dhe Donald Trump të zhvilluar të premten në lidhje me çështjen e “ndërprerjes së dërgimit të armatimit për PKK/YPG-në nga ana e ShBA-së”.

Eric Pahon, zëdhënësi i Pentagonit për Lindjen e Mesme, deklaroi se organizata separatiste terroriste është mbështetur me armë vetëm në bazë të operacioneve për çlirimin e zonave të pushtuara nga DAESH-i me në krye atë të Rakkas.

 

Duke e bërë të ditur se është duke u rishqyrtuar mbështetja e dhënë kësaj organizate, zëdhënësi Pahon tha: “Ne çdo herë kemi qenë transparent me Turqinë në lidhje me çështjen e armatimit të dhënë në bazë të operacioneve për arritjen e objektivave speciale dhe ushtarake të Forcave Demokratike të Sirisë, përfshirë edhe elementet kurde (SDF-PKK-YPG). Në lidhje me përkrahjen ushtarake të dhënë partnerëve tanë kurdë (PKK/YPG) gjatë përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në rajon, me mundjen e DAESH-it dhe me parandalimin e kthimit të tij, ne jemi duke i rivlerësuar këto rregullime në përputhje me këtë politikë”.

Zëdhënësi gjithashtu shtoi se bashkëpunimi me PKK/PYD-në, e cila përdorë emrin Forcat Demokratike të Sirisë, do të vazhdoj me qëllim të vendosjes së stabilitetit në rajon dhe për të parandaluar kthimin e DAESH-it.

Edhe zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Manning, preku në këtë çështje gjatë konferencës ditore për shtyp.

“Përkrahja që ShBA-ja i dha PKK/PYD-së është vlerësuar në kuadër të nevojave për mundjen e DAESH-it dhe parandalimit të kthimit të tij gjatë përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në rajon”, deklaroi zëdhënësi Manning.

Duke shtuar se DAESH-i do të vazhdoj të jetë në objektiv, Manning tha se “Ne kemi shprehur qartë angazhimin tonë për mbrojtjen e Turqisë, që është aleate e jonë në NATO, përfshirë edhe përkrahjen ndaj kërcënimeve të PKK-së”.

Në anën tjetër zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë mbledhjes ditore për shtyp tha se ShBA-ja pas çlirimit të Rakkas është duke e shqyrtuar çështjen e dhënies fund të përkrahjes së drejtpërdrejt në armë të PKK/YPG-së.

Zëdhënësja Sanders në prononcimin e saj foli kështu: “Plani ynë ka qenë ulja e përkrahjes së dhënë grupeve të caktuara në kohën kur të mundet DAESH-i. Aktualisht nga aspekti fizik ne jemi duke e shtypur DAESH-in në Rakka, prandaj ndodhemi në pikën e ndërprerjes së përkrahjes ushtarake të dhënë këtyre grupeve. Mirëpo kjo nuk nënkupton ndërprerjen e plotë të përkrahjes ushtarake të tyre. Qëllimi është mundja e DAESH-it. Ne shënuam progres serioz në frontin e luftës kundër kësaj organizate terroriste, ndërsa ky plan ka qenë gjithmonë dhe nuk ka ndryshuar”.

Autorizimi i Pentagonit nga ana e Presidentit, Donald Trump për armatimin e drejtpërdrejt të PKK/PYD-së në operacionin e Rakkas në muajin maj tensionoj marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Pentagoni kishte deklaruar se armatimi i dhënë është i nevojshëm për operacionin e Rakkas dhe se përkrahja e PKK/PYD-së në kuadër të këtyre operacioneve ka qenë një hap “operativ dhe taktik”.



Lajme të ngjashme