Gjendje alarmante në Indonezi, 40 000 të evakuuar dhe 433 fluturime të anuluara

Qendrat e evakuimit dhe hotelet në Bali, vend turistik shumë i frekuentuar në Indonezi, janë mbushur sot për shkak të rrezikut të shpërthimit të një vullkani duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin ndërkombëtar për ditën e dytë radhazi.

Gjendje alarmante në Indonezi, 40 000 të evakuuar dhe 433 fluturime të anuluara

Turistët, të frikësuar, kërkojnë të strehohen dhe dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre rreth malit Agung.

Autoritetet, që kanë dekretuar nivelin më të lartë të alarmit, theksuan se mund të përballen me një shpërthim në çdo moment.

Vullkani lëshon kolona spektakolare tymi që prej disa ditësh dhe avionët do të qëndrojnë në tokë deri nesër në mëngjes.

Qendra këshilluese mbi hirin vullkanik e Darwin (Australi), anëtare e një rrjeti botëror të specialistëve që japin informacione mbi vullkanet, tregon që korridoret ajrore janë plot me hi vullkanik, gjë që është e rrezikshme për avionët”, sipas Wisnu Darjono, nga agjencia e kontrollit ajror “AirNav”.

Rreth 40 000 persona kanë lënë tashmë zonën e rrezikut për t’u vendosur në më shumë se 200 qendra evakuimi.

“Vullkani shkakton gjithmonë mbetje vullkanike. Ato janë shtuar dhe ngrihen shumë lart në ajër, katër kilometra mbi kraterin”, deklaroi I Gede Suantika, anëtar i agjencisë vullkanike indoneziane.

“Aktiviteti në malin Agung mbetet shumë intensiv. Ne vazhdojmë të mbajmë nivelin më të lartë të alarmit.

Sot, 443 fluturime u anuluan në aeroportin ndërkombëtar të Denpasarit, kryeqytet i Balit, destinacion turistik botëror me miliona vizitorë çdo vit. Më shumë se 120 000 udhëtarë janë prekur. (ATSH)


Fjalët Kyçe: Indonezi , Agung , Mali Agung , hi vullkanik , Bali

Lajme të ngjashme