Trump: CNN e paraqet Amerikën të dobët në botë

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi kanalin televiziv “CNN International” për përhapjen e "lajmeve të rreme" dhe paraqitjen e vendit si të "dobët në botë".

Trump: CNN e paraqet Amerikën të dobët në botë

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi kanalin televiziv “CNN International” për përhapjen e "lajmeve të rreme" dhe paraqitjen e vendit si të "dobët në botë".

Në postimin e tij të bërë në Tweeter, Presidenti Donald Trump shkruan se: "FoxNews është shumë më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara sesa CNN, por jashtë SHBA-ve, CNN International është ende një burim i madh i lajmeve (të rreme) dhe ata përfaqësojnë kombin tonë në botë shumë keq. Bota e jashtme nuk e sheh të vërtetën prej tyre!"

Postimi tërhoqi mbi 17 mijë reagime, ku shumica ishin negative.

Ndërkaq departamenti i komunikimeve të CNN-it, shkroi në një përgjigje: "Nuk është punë e CNN-it për të përfaqësuar SHBA-të në botë. Kjo është detyrë e juaj. Detyra jonë është të raportojmë lajmet".

Pasi që administrata Trump paraqiti në gjykatë çështjen e blerjes së kompanisë “Time Warner” që është kompania kryesore e CNN-it nga ana e kompanisë “AT&T”, marrëdhëniet edhe ashtu të acaruara prej fushatës zgjedhore e këtej, u tensionuan edhe më shumë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte kërkuar ndalimin e shitjes me arsyetim se në “ShBA do të krijohet monopoli i mediave”.

Trumpi kishte deklaruar se është kundër kësaj shitjeje, por nuk do të ndërhyjë në këtë proces.



Lajme të ngjashme