Riadi mirëpret mbledhjen e Koalicionit Ushtarak Islam në Luftën Kundër Terrorit

Sot në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite do të mbahet mbledhja e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Koalicionit Ushtarak Islam në Luftën Kundër Terrorit.

Mbledhja që do të mbahet nën hijen e krizave në rajon do të mbledh në një vend ministrat e Mbrojtjes të 41 vendeve anëtare. Ky koalicion, i formuar me iniciativën e Princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman në vitin 2015 sot mblidhet me sloganin “Aleaca kundër terrorit”.

Pritet që mbledhja të kaloj në një atmosferë të tensionuar nën hijen e embargove që zbatohen ndaj Katarit kohëve të fundit nga Arabia Saudite dhe vendet tjera islame si dhe të iniciativave të ndërhyrjes ndaj Iranit.

Gjatë mbledhjes në tavolinë do të jenë edhe çështjet e krizës së Gjirit dhe luftërat që jetohen mes vendeve islame të ndikuara nga përpjekjet për diskriminim mes sekteve.

Turqia në këtë mbledhje përfaqësohet nga ana e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Canikli).

Lajme të ngjashme