Egjipt – Rritet në 305 numri i të vdekurve nga sulmi ndaj xhamisë në Arish

Numri i personave të vdekur si pasojë e sulmit të së premtes në Xhaminë al-Rawdah, në qytetin Arish në Egjipt, është rritur në 305...

Egjipt – Rritet në 305 numri i të vdekurve nga sulmi ndaj xhamisë në Arish

Sulmi kundër një xhamie në lindje të Egjiptit shkaktoi një ditë më parë të paktën 305 të vdekur, 27 prej të cilëve fëmijë, sipas një bilanci të ri të njoftuar të shtunën nga prokurori i përgjithshëm egjiptian në një komunikatë të publikuar nga televizioni shtetëror.

Një bilanc i mëparshëm i autoriteteve zyrtare fliste për 235 të vdekur dhe 109 të plagosur.

Siç ishte njoftuar të premten, ushtria ndërmori goditje ajrore në zonën e sulmit, në rajonin lindor të Sinait, ku forcat e sigurisë luftojnë degën egjiptiane të organizatës terroriste DAESH.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane bëri me dije se kanë neutralizuar disa nga përgjegjësit e sulmit, por pa dhënë më shumë detaje.



Lajme të ngjashme