Gjermani – Schulz gati të negociojë me Merkel për të nxjerrë vendin nga kriza politike

Kryesia e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u shpreh të premten në mëngjes e hapur ndaj bisedimeve për nxjerrjen e vendit nga kriza politike aktuale duke braktisur papritur kundërshtimin e tyre të çdo ideje për aleancë me Angela Merkel...

Gjermani – Schulz gati të negociojë me Merkel për të nxjerrë vendin nga kriza politike

Kryesia e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u shpreh të premten në mëngjes e hapur ndaj bisedimeve për nxjerrjen e vendit nga kriza politike aktuale duke braktisur papritur kundërshtimin e tyre të çdo ideje për aleancë me Angela Merkel.

“SPD-ja është e bindur se duhet diskutuar, SPD-ja nuk do të jetë e mbyllur ndaj bisedimeve”, deklaroi gjatë mbrëmjes së të enjtes sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Hubertus Heil, pas tetë orësh takim të emrave të saj kryesorë, nën drejtimin e liderit të partisë, Martin Schulz.

Deri sot, Schulz kishte refuzuar kategorikisht çdo ide për të zgjatur koalicionin aktual mes partisë së tij dhe konservatorëve të Angela Merkel, menjëherë pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit. /ATSH



Lajme të ngjashme