Përfundoi në Soçi samiti kritik për fatin e Sirisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij iranian Hassan Rouhani të pritur nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan në Soçi për fatin e Sirisë, e cila ka më shumë se 6 vjet që ndodhet në kthetrat e luftës civile.

putin erdoğan rohani.jpg
erdoğan.jpg
rohani.jpg

I zoti i shtëpisë Putin, i cili e mori i pari fjalën në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit tresh kokë më koke të tre udhëheqësve, tha se kishin rënë dakord për organizimin e Kongresit të Dialogut Kombëtar Sirian.

"Sirianët duhet të vendosin vetë për fatin e tyre", tha Putin.

"Ne shkëmbyem mendime edhe për rindërtimin e Sirisë nga pikëpamja ekonomike dhe sociale," shtoi ai.

Lideri iranian, Hasan Ruhani i cili e mori fjalën pas Putinit, tha se në Kongresin Kombëtar Sirian duhet të marrin pjesë të gjitha palët në vend (Siri).

"Ky kongres do të jetë terreni bazë për përgatitjen e kushtetute të re në Siri," u shpreh Ruhani.

Ai shtoi se shpreson të dëshmojë edhe mbajtjen në të ardhmen edhe e zgjedhjeve të reja të sigurta dhe lira në këtë vend.

Presidenti Erdoan, i cili e mori fjalën e fundit në konferencën e përbashkët të shtypit, vuri theksin në vijat e kuqe të Turqisë.

"Përjashtimi i elementëve terroristë nga procesi vazhdon të jetë një nga prioritetet tona", tha Erdoan.

Është konstatuar se hapat e hedhur në kuadër të Procesit të Astanës në drejtim të vendosjes së armëpushimit dhe krijimit të zonave të ç’tensionuara në Siri kanë qenë të dobishëm, u shpreh Erdoan, ndërsa për një zgjidhje të qëndrueshme në Siri tregoi Procesin e Gjenevës (bisedimet e Gjenevës për Sirinë). 

Ndërsa suksesi i hapave të hedhur në këtë samit varet nga regjimi në Siri dhe aktorët e tjerë, nënvizoi Erdoan duke shtuar se të tre liderët në takim kishin rikonfirmuar edhe një herë angazhimin e tyre për të ruajtur unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë. 

Erdogan përsëriti se Turqia nuk do të ulet në të njëjtën tavolinë me organizatat terroriste që cenojnë sigurinë e saj kombëtare dhe se askush nuk mund ta kërkojë një gjë të tillë.

"Nëse shprehim angazhimin tonë për integritetin territorial të Sirisë, nuk mund ta shohim si aktor legjitim një bandë që i ka lyer duart me gjak”, nënvizoi Erdoan.



Lajme të ngjashme