Merkel e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi të hënën në mbrëmje në televizionin publik se ajo është gati për një kandidaturë të re në rast të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në vend, pavarësisht dështimit të saj për të krijuar një qeveri.

Merkel e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme

Kryetarja konservatore theksoi se është shumë skeptike për sa i përket krijimit të një qeverie minorance, një tjetër mundësi për atë që të qëndrojë në pushtet.

“Zgjedhjet e parakohshme do të ishin rruga e preferuar”, tha ajo për kanalin televiziv ARD.

Negociatat e ndërmarra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në përpjekje për të formuar një qeveri të re në Gjermani pas zgjedhjeve legjislative, dështuan të dielën në mbrëmje, pas tërheqjes së Partisë Liberale, pas më shumë se një muaj përpjekjesh.



Lajme të ngjashme