Irani quan të pavlerë deklaratën e Ligës Arabe

“Zgjidhja e problemeve të rajonit nuk bëhet me publikimin e deklaratave të tilla pavlerë, por me distancim nga politika e regjimit sionist (izraelit) që kërkon të theksojë ndasitë në rajon”, tha të hënën Bahram Ghassemi, zëdhënës i diplomacisë iraniane.

Irani quan të pavlerë deklaratën e Ligës Arabe

Irani e cilësoi të pavlerë deklaratën e miratuar një ditë më parë nga Liga Arabe, në përfundim të një takimi të jashtëzakonshëm në selinë e organizatës në Kajro, që e akuzonte Teheranin për agresion flagrant kundër vendeve arabe.

“Zgjidhja e problemeve të rajonit, ku një pjesë e madhe është rezultat i politikës joproduktive të Arabisë Saudite, nuk bëhet me publikimin e deklaratave të tilla pavlerë, por me distancim nga politika e regjimit sionist (izraelit) që kërkon të theksojë ndasitë në rajon”, deklaroi Bahram Ghassemi, zëdhënës i diplomacisë iraniane, cituar nga agjencia Isna.

Ghassemi i cilësoi të pavërteta akuzat e ngritura kundër Iranit.

Gjatë takimit të Ligës Arabe, i organizuar me kërkesë të Riadit, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir, drejtoi kritika të ashpra kundër Iranit dhe agjentëve të tij, duke iu referuar Hizbullahut libanez dhe militantëve Huthi në Jemen. (ATSH)

 


Lajme të ngjashme