SHBA – Hyten: Do të refuzojmë urdhërat ilegalë për përdorimin e armëve bërthamore

Oficeri ushtarak amerikan i ngarkuar me armët bërthamore do të kundërshtojë një urdhër të jashtëligjshëm për të përdorur armë bërthamore nëse Presidenti Donald Trump do të jepte një të tillë...

SHBA – Hyten: Do të refuzojmë urdhërat ilegalë për përdorimin e armëve bërthamore

Oficeri ushtarak amerikan i ngarkuar me armët bërthamore do të kundërshtojë një urdhër të jashtëligjshëm për të përdorur armë bërthamore nëse Presidenti Donald Trump do të jepte një të tillë.

Gjenerali i Forcave Ajrore, John Hyten, tha se “ushtarakët janë të detyruar të ndjekin vetëm urdhra të ligjshëm”.

Megjithatë ai nuk e përcaktoi se çfarë është një urdhër i jashtëligjshëm për lëshim, por tha se ka pasur dekada trajnim për ligjet mbi konfliktet e armatosura.

Hyten i mbajti këto deklarata të shtunën, gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë “Halifax” në Kanada.

Shumë pyetje janë ngritur mbi procedurat e përdorimit të armëve bërthamore pas deklaratave të Trump për të lëshuar “zjarr dhe zemërrim” dhe për të “shkatërruar krejtësisht” Korenë e Veriut nëse do të jetë e nevojshme, ndërkohë që shumë persona i interpretojnë këto si referencë ndaj një sulmi bërthamor.

Megjithatë Trump i ka ulur tonet kohët e fundit duke u shprehur gjatë një fjalimi në Seul se nuk kërkon një përballje me Korenë e Veriut. /ATSH



Lajme të ngjashme