Zimbabve-Mnangagwa do të kalojë në postin e Mugabe

Kreu i Shtetit, Robert Mugabe u shkarkua nga funksionet si lideri i partisë dhe do të zëvendësohet nga ish-zëvendëspresidenti i shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, deklaroi për median një anëtar i Zanu-PF në pushtet prej 1980.

“Një rezolutë u miratua për shkarkimin e presidentit dhe zëvendësimin e tij nga Mnangagwa”, deklaroi ky burim, në kushte anonimati, në përfundim të një takimi të kryesisë së Zanu-PF dedikuar marrjes së kontrollit të vendit nga ushtria.

Presidenti Robert Mugabe, 93 vjeç duhet të lërë sot pushtetin, kërkoi kreu i shoqatës së fuqishme të veteranëve të luftës për pavarësi, një ditë pas manifestimeve masive që kërkonin largimin e liderit më të vjetër në detyrë në botë.

“Do të ishte më e drejtë të vetëtërhiqej. Nëse nuk e ndërmerr këtë hap, ushtria duhet të ndërhyjë sot”, deklaroi Chris Mutsvangwa për median, para një takimi mes Robert Mugabe dhe gjeneralëve që kontrollojnë vendin nga e mërkura. (ATSH)

Lajme të ngjashme