Bisedë telefonike Trump-Macron për zhvillimet në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan, Donald Trump bisedoi të shtunën me homologun francez, Emmanuel Macron i cili është konsultuar gjithashtu me disa liderë për krizën në Liban, pas takimit me kryeministrin e dorëhequr Saad Hariri.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Macron ranë dakord mbi domosdoshmërinë për të punuar me aleatët për të kundërshtuar aktivitetet destabilizuese të Hizbollahut në rajon.

Më parë, presidenca franceze njoftoi se Macron kishte biseduar në mënyrë të alternuar në telefon me presidentin libanez Michel Aoun, amerikan Donald Trump dhe egjiptian Abdel Fatah al-Sissi, më pas me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed ben Salmane, dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. 

Ai diskutoi me ta rreth situatës në Lindjen e Mesme, interesat dhe mjetet për stabilizimin e rajonit dhe ndërtimin e paqes”, saktësoi Elizeja, pa dhënë detaje mbi rezultatet e këtyre bisedimeve. (ATSH)

Lajme të ngjashme