Riadi thërret ambasadorin në Berlin pas kritikave të Gabriel ndaj Arabisë Saudite

Arabia Saudite thërriti ambasadorin e saj në Gjermani pas deklaratave të ministrit gjerman të Jashtëm, Sigmar Gabriel gjatë një takimi me homologun e tij libanez duke i cilësuar ato si “të habitshme”, raportoi agjencia saudite e shtypit (PS).

Riadi thërret ambasadorin në Berlin pas kritikave të Gabriel ndaj Arabisë Saudite

Gjatë një deklarate të enjten, Gabriel kishte kritikuar politikën saudite në rajon duke e quajtur atë si një “aventurizëm”.

“Këto deklarata të bazuara në informacione të pavërteta nuk përfaqësojnë qëndrimin e qeverisë gjermane miqësore, e cila konsiderohet nga qeveria e mbretërisë si një partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe në përpjekjet për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin në rajon “, sipas një burimi  të Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu, mbretëria ka vendosur të thërrasë ambasadorin e saj në Gjermani për konsultime dhe për t’i dorëzuar ambasadorit gjerman në Arabinë Saudite një memorandum proteste kundër deklaratave të pajustifikuara të Gabriel. (ATSH)



Lajme të ngjashme