Irak – Ushtria merr kontrollin e Ravas, bastioni i fundit i DAESH-it

Forcat qeveritare irakiane kanë rimarrë Ravan, qytetin e fundit perëndimor të Irakut nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH...

Irak – Ushtria merr kontrollin e Ravas, bastioni i fundit i DAESH-it

Forcat qeveritare irakiane kanë rimarrë Ravan, qytetin e fundit perëndimor të Irakut nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e Forcave të Armatosura të Irakut, cituar nga televizioni arab “Al-Mayadeen”, me seli në Bejrut.

Sipas burimeve, forcat ushtarake të Bagdadit kanë rimarrë të premten kontrollin e zonave qendrore të Ravas, në rajonin perëndimor të Anbarit, duke ngritur flamurin kombëtarë në ndërtesat e qytetit.

“Forcat irakiane, me mbështetjen e koalicionit, njoftojnë sot lirimin e Ravas, e përfshirë në zonat më të populluara të Irakut që ishte ende nën kontrollin e DAESH-it”, sipas një postimi në "Twitter" të Brett McGurk, i dërguar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për koalicionin ndërkombëtar kundër DAESH-it. /ATSH



Lajme të ngjashme