Britani e Madhe – Kreu i OKB-së paralajmëron kundër ndikimit të politikave antiterroriste

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të enjten Londrën kundër ndikimit të politikave antiterroriste për të drejtat e njeriut dhe u bëri thirrje mediave që të mos stigmatizojnë disa komunitete në mbulimin e tyre të atetateve...

Britani e Madhe – Kreu i OKB-së paralajmëron kundër ndikimit të politikave antiterroriste

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të enjten Londrën kundër ndikimit të politikave antiterroriste për të drejtat e njeriut dhe u bëri thirrje mediave që të mos stigmatizojnë disa komunitete në mbulimin e tyre të atetateve.

“Në një bazë solide në fushën e të drejtave të njeriut, politikat antiterroriste mund të keqpërdoren”, deklaroi Guterres para studentëve të Shkollës së Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS), në Universitetin e Londrës.

“Këto politika mund të na bëjnë më pak të sigurt duke minuar qeverisjen e mirë dhe shtetin e së drejtës”, theksoi ai pa iu referuar një vendi në veçanti.

“Terrorizmi përbën një mohim dhe shkatërrim të së drejtave të njeriut. Lufta kundër terrorizmit nuk do të jetë e sukseshme duke kryer të njëjtin mohim dhe të njëjtin shkatërrim”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Fatkeqësisht - shtoi Guterres - politikat e luftës kundër terrorizmit mund të përdoren ose janë përdorur për të shtypur manifestimet paqësore dhe lëvizjet e opozitës legjitime, për të heshtur debatet e ideve, për të sulmuar apo burgosur mbështetësit e të drejtave të njeriut. /ATSH



Lajme të ngjashme