Vizita e Presidentit Erdogan shkaktoi jehonë të madhe në mediat kuvajtiane

Mediat kuvajtiane treguan interes të veçantë vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në këtë vend.

Vizita e Presidentit Erdogan shkaktoi jehonë të madhe në mediat kuvajtiane

Mediat kuvajtiane treguan interes të veçantë vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në këtë vend.

 

Gazeta “Al-Anba” vizitën e Presidentit Erdoan e përcolli në faqen e parë të saj. Në lajmin e që përcjell me titullin “Partneriteti strategjik Kuvajt-Turqi”, gazeta shkruan se “vizita e Erdoanit u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve avancuan në nivelin e bashkëpunimit strategjikë në të gjitha fushat”.

Gazeta bëri të ditur se gjatë vizitës së Presidentit Erdoan në Kuvajt u nënshkruan tri marrëveshje të ndryshme, të cilat do ti avancojnë marrëdhëniet mes dy vendeve në një fushë më të gjerë, ndërsa bën të ditur se gjatë takimit të tyre liderët biseduan në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, me në krye krizën e Gjirit dhe shkëmbyen mendimet në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve.

Edhe gazeta “Al-Xheride” vizitën e Presidentit Erdoan e përcjell në faqen e parë me titull “Samiti Emir-Erdoan”. Gazeta, e cila u kushtoi një vend të gjerë detajeve të kësaj vizite, shkruan se marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Turqisë u kurorëzuan me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja.

Ndërkaq gazeta “Esh-Shahid”, njofton se të dy liderët biseduan në lidhje me problemet e rëndësishme të rajonit. Gazeta bën të ditur se Presidenti Erdoan inspektoi punimet e kompanisë turke, e cila ndërton terminalin e aeroportit të Kuvajtit, ndërsa komenton se vizita e Erdoanit në Kuvajt është shumë e rëndësishme nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjidhjen e problemeve rajonale.

Ndërsa gazeta “Al-Nehar”, e cila gjithashtu vizitën e Presidentit Erdoan e përcjell në faqen e parë, shkruan se gjatë vizitës u bisedua në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, ndërsa u shkëmbyen mendimet edhe në lidhje me propozimet për rrugëzgjidhjet e krizës në rajon.



Lajme të ngjashme