Qeveria qendrore e Irakut ndërmerr hapa për vendosjen e kontrollin në portat kufitare

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha se Bagdadi nuk do të presë përgjithmonë Administratën Rajonale Kurde (KRG) lidhur me kontrollin e portave kufitare dhe se do të vënën nën kontroll këto të fundit.

Qeveria qendrore e Irakut ndërmerr hapa për vendosjen e kontrollin në portat kufitare

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha se Bagdadi nuk do të presë përgjithmonë Administratën Rajonale Kurde (KRG) lidhur me kontrollin e portave kufitare dhe se do të vënën nën kontroll këto të fundit.

Kryeministri irakian organizoi një konferencë javore për shtyp në Pallatin e Qeverisë në Bagdad.

Duke e bërë të ditur se nuk do të presin përgjithmonë Administratën Rajonale Kurde në lidhje me portat kufitare, Abadi tha: “KRG-ja është tërhequr nga marrëveshja që ka bërë me qeverinë qendrore dhe si rezultat do të ndërmarrim masa që ata nuk do të mund ti parashikojnë dot në çështjen e kontrollit kufitar".

 

KRG-ja aktualisht kontrollon kalimin kufitar Halil Ibrahim (Habur), në anën turke dhe Fishabur.

Abadi vuri theksin në recesionin ekonomik në vend dhe pohoi se qeveria qendrore ishte "serioze" për pagesat e pagave të sektorit publik në KRG.

Duke vënë në dukje se pengesa në zhvillimin ekonomik është rënia e çmimit të naftës që jetohet kohëve të fundit, Kryeministri Abadi tha: "Si qeveri qendrore, ne jemi të vendosur të paguajmë pagat e këtyre punonjësve shtetërorë në KRG".

Ai preku edhe në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, ku tha se forcat irakiane përgatiten për të çliruar zonën Xhezire në perëndim të Anbarit.

“Këto janë zona në të cilat qeveria nuk hyri në asnjë mënyrë që nga vitin 2003 e këtej”, deklaroi Abadi.

Ndërkaq në lidhje me luftën kundër korrupsionit në vend, Abadi tha se do të vazhdojnë me përpjekjet për të bërë reforma dhe shtoi se “Asnjë përpjekje për të bërë reforma nuk do të jetë e suksesshme në qoftë se nuk luftohet kundër korrupsionit”.



Lajme të ngjashme