Presidenti i Irakut bën thirrje për dialog konstruktiv Erbil-Bagdad

Presidenti i Irakut, Fuad Masum u bëri thirrje Bagdadit dhe Erbilit për dialog, që përfshin krizën politike dhe të sigurisë së shkaktuar nga referendumi i jashtëligjshëm i 25 shtatorit, mbajtur nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG).

Presidenti i Irakut bën thirrje për dialog konstruktiv Erbil-Bagdad

Presidenti i Irakut, Fuad Masum i bëri thirrje Bagdadit dhe Erbilit për dialog, që përfshin krizën politike dhe të sigurisë së shkaktuar nga referendumi i jashtëligjshëm i 25 shtatorit, mbajtur nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG).

Në deklaratën me shkrim të presidencës së Irakut bëhet e ditur se Presidenti, Fuad Masum priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad, Douglas Silliman.

Masum bëri të ditur se suksesi i arritur nga forcat irakiane në luftën kundër terrorit buron nga vendosmëria e irakianëve për unitet, liri, demokraci dhe dëshirës së tyre për një jetë në paqe.

“Me në krye qeverinë qendrore (Bagdad) dhe qeverinë e KRG-së, të gjitha partitë politike duke zgjidhur problemet e mbetura pezull, duhet të mbështesin sukseset e forcave të sigurisë. Për të zgjidhur krizën aktuale dhe për të mbrojtur përfitimet kombëtare duhet të fillojë një dialog konstruktiv” u shpreh Presidenti i Irakut, Fuad Masum.



Lajme të ngjashme