Irani refuzon kërkesën e Macron-it për bisedimet bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se marrëveshja “nuk është e hapur për diskutim”.

Irani refuzon kërkesën e Macron-it për bisedimet bërthamore

Teherani ka refuzuar deklaratën e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kishte bërë të ditur se duhet të rifillojnë bisedimet bërthamore ndërmjet Iranit dhe Grupi P5+1 (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani), që synon të pengojë Teheranin të pajiset me raketa balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se marrëveshja “nuk është e hapur për diskutim”.

“Liderit të Francës i kemi shprehur disa herë se Irani nuk është pro negociatave të marrëveshjes bërthamore dhe tekstit të marrëveshjes nuk mund ti shtohen çështje të tjera” u shpreh Kasimi.



Lajme të ngjashme