Protesta në Barcelonë për lirimin e politikanëve të burgosur katalanas

Mijëra persona protestuan në Barcelonë duke kërkuar lirimin e tetë anëtarëve të qeverisë së rrëzuar katalanase të presidentit Puigdemont.

Protesta në Barcelonë për lirimin e politikanëve të burgosur katalanas

Mijëra persona protestuan në Barcelonë duke kërkuar lirimin e tetë anëtarëve të qeverisë së rrëzuar katalanase të presidentit Poigdemont.

Shumë pjesëmarrës mbanin në duar pankarta ku shkruhej ”Liri për të burgosurit politikë, ndërkohë që shumë të tjerë valëvitnin Esteladan, flamurin e lëvizjes katalanase për pavarësi.

Qeveria katalanase u rrëzua nga Madridi pasi parlamenti rajonal miratoi në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonjës, më 27 tetor.

Që nga ajo kohë, disa politikanë katalanas janë akuzuar për rebelim dhe abuzime me fondet publike si edhe për rolin e tyre në nxitjen e pavarësisë së rajonit.

Tetë politikanë mbahen ende të ndaluar. (ATSH)



Lajme të ngjashme