Tillerson: Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit

(AA) Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit.

Tillerson: Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit

(AA) Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit.

“SHBA u bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë integritetin territorial të këtij shteti dhe pavarësinë e institucioneve kombëtare legjitime si qeveria dhe forcat e armatosura”, thotë Tillerson.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se Tillerson ka thënë se “SHBA si një aleat i fuqishëm respekton vendimin e kryeministrit të Libanit Saad Hariri, i cili fundjavën e kaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, dha dorëheqje".

Tillerson theksoi se Washingtoni mbështet stabilitetin e Libanit dhe se është kundër çdo hapi që rrezikon stabilitetin e këtij vendi.

“Forcat tjera të huaja, milicët dhe njësitë e armatosura nuk kanë rol legjitim në këtë vend, përveç forcave të sigurisë së shtetit të Libanit, të cilat duhet të njihen si autoriteti i vetëm i sigurisë. SHBA është kundër çdo hapi i cili shkakton destabilitet në vend”, tha Tillerson.



Lajme të ngjashme