Bruksel - Mattis njihet me aktet terroriste me armë amerikane të PKK-së në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli gjatë takimit që pati në Bruksel me homologun amerikan, James Mattis e ka njohur këtë të fundit me dokumentet që faktojnë se PKK-ja përdor armë prodhim amerikan në aktet terroriste që bën kundër Turqisë.

Bruksel - Mattis njihet me aktet terroriste me armë amerikane të PKK-së në Turqi

Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis i janë treguar dokumentet që faktojnë aktet terroriste që organizata separatiste terroriste PKK ka bërë në Turqi me armë prodhim amerikan.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nuretin Xhanikli (Nurrettin Canikli), i cili përfaqëson Turqinë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, bëri sqarime mbi përmbajtjen e takimit me James Mattis.

Në këtë takim Mattis iu treguan me fakte armët prodhim amerikan, që ishin kapur gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste separatiste PKK pas sulmit që kjo kishte bërë më 2 nëntor në Shemdinli me pasojë 9 punonjës së sigurisë të rënë dëshmorë.

Xhanikli reagoi ndaj sekuestrimit të armëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë dhënë PYD/YPG, derivatit sirian të organizatës terroriste PKK, në operacionet e forcave turke të sigurisë kundër pjesëtarëve të PKK-së.

“Nuk mund të justifikohen me asgjë ndihmat me armë që do të bëhen këtej e tutje ndaj organizatës terroriste YPG”, theksoi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Xhanikli publikoi edhe bilancin e operacioneve që janë kryer në kuadër të antiterrorizmit.

Sipas të dhënave të fundit në 11 muaj janë neutralizuar 2 mijë e 304 terroristë.

 


Lajme të ngjashme