Siri - Në shkeljet e armëpushimit nga regjimi i Esadit humbin jetën 21 civilë

Në shkeljet e armëpushimit nga ana e regjimit të Beshar Esadit të kryera në zonën me tensionim të reduktuar në Idlib të Sirisë gjatë muajit të fundit janë vrarë 21 civilë.

Gjatë muajit të fundit forcat e regjimit ndërmorën sulme ndaj qytezave Han Shejhun dhe Teminije dhe ndaj fshatrave Bideme dhe Birnas të rrethit të Idlibit.

Në këto sulme janë vrarë 12 civilë.

Ndërkaq edhe në sulmet e ndërmarra ndaj Xhebel Tifehije, Kebine, Safijet, Selur dhe Jamadije të rrethit të Latakijes, e cila është e përfshirë në zonën me tensionim të reduktuar të Idlibit, janë vrarë 4 civilë.

Ndërsa në sulmet e ndërmarra ndaj zonave rurale të rrethit Hama, gjegjësisht në vendbanimet Latamne dhe Kefer Zita dhe fshatrat përreth kanë humbur jetën 5 civilë.

Gëzon fati që këto fshatra kanë qenë të braktisura para sulmeve, gjë që parandaloi edhe humbjet e mëdha të civilëve.

Lajme të ngjashme