Ambasadori i BE-së në Turqi: Turqinë dhe BE-në i pret një periudhë e ngjeshur e bisedimeve

Kreu i delegacionit të BE-së për Turqinë, ambasadori Kristian Berger (Christian Berger) i bëri një vlerësim marrëdhënieve Turqi-BE dhe mbledhjeve që do të organizohen mes tyre.

Ambasadori i BE-së në Turqi: Turqinë dhe BE-në i pret një periudhë e ngjeshur e bisedimeve

Kreu i delegacionit të BE-së për Turqinë, ambasadori Kristian Berger (Christian Berger) deklaroi se mbledhjet që do të organizohen mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian gjatë periudhës së ardhshme do të jenë mjaftë të ngjeshura.

Berger i bëri një vlerësim marrëdhënieve Turqi-BE dhe mbledhjeve që do të organizohen mes tyre.

Duke rikujtuar se detyrën e tij në Turqi e filloi vitin e kaluar dhe se në atë kohë tensionimi politik mes Turqisë dhe BE-së ishte shumë i lartë, Berger tha se të dyja palët bënë deklarata dhe publikuan raporte të shumta.

Berger nënvizoi se mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka një bashkëpunim të ngushtë që shtrihet prej çështjes së refugjatëve e deri tek bashkëpunimi në çdo fushë, ndërsa shtoi se brenda një viti është takuar me shumicën e ministrave turq, ka vizituar një numër të madh të qyteteve dhe është takuar me prefektë të shumtë.

Ambasadori gjithashtu tha se gjatë vizitës së Presidentit Erdoan (Erdoğan) në Bruksel në maj të këtij viti, ku u takua me Kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është rënë dakord në lidhje me çështjen e dialogut dhe të zotimit të BE-së, ndërsa bëri të ditur se njëra prej këtyre marrëveshjeve u realizua në muajin korrik për çështjet politike.

Duke e bërë të ditur se gjatë nëntorit do të organizohet edhe një mbledhje në lidhje me çështjen e energjisë, Berger tha: “Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) dhe më pas edhe ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arsllan (Arslan) do të vizitojnë Brukselin. Posaçërisht Zëvendëskryeministri, Mehmet Shimshek (Şimşek) do të kryesoj delegacionin turk që do të marrë pjesë në mbledhjet e nivelit të lartë të dialogut ekonomik që do të mbahen në fillim të dhjetorit në kuadër të bashkëpunimit ekonomik. Këto me të vërtetë janë fusha të rëndësishme të komunikimit. Megjithatë në fund të nëntorit zyrtarët e lartë do të takohen në mbledhjen e përbashkët ku do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme në marrëdhëniet Turqi-BE që në terminologjinë burokratike quhet edhe si mbledhja e komitetit të partneritetit. Gjatë kohës së njëjtë në Ankara do të mbahen mbledhjet me tema luftën kundër terrorit dhe mbrojtja, si dhe ato të lidhura me çështjet e sigurisë. Prandaj duke filluar nga sot agjenda do të jetë e ngjeshur deri në fund të vitit. Siç thash edhe më parë do të diskutojmë çështjet mjaftë të rëndësishme”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me 3 miliardë euro, për të cilat BE-ja u zotua për ti dhënë Turqisë për refugjatët sirianë, Berger tha se sipas marrëveshjes së arritur vitin e kaluar programi do të vazhdoj pas shpenzimit të pjesës së parë të parave. Ai tha se është gati për tu plotësuar pjesa e parë prej 3 miliardë eurove, ndërsa do ti bëjnë një vlerësim parave të shpenzuara dhe nevojës për ato në të ardhmen.



Lajme të ngjashme