Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

TIKA vazhdon të ndihmojë myslimanët në Mianmar

“Shumë paketa ushqimore u dërguan në një fshat në Pauktaw të Arakanit”, deklaroi TIKA përmes një komunikate me shkrim...

TİKA Arakan yardım
tika'nın arakan'a yardımları.jpg

Agjencia shtetërore turke e ndihmave njoftoi të hënën se po vazhdon të ofrojë ndihmë për myslimanët rohingianë që kur kriza filloi në shtetin Arakan (Rakhine) të Mianmarit (Birmani) më 25 gusht.

Më 1 nëntor, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nisi fazën e dytë të fushatës së saj të ndihmave në rajon.

“Shumë paketa ushqimore u dërguan në një fshat në Pauktaw të Arakanit”, deklaroi TIKA përmes një komunikate me shkrim.

“Popullsia e fshatit Kyi Ni Pin është rritur nga 5.000 në 6.000 banorë brenda një viti dhe paralelisht me të janë shtuar edhe nevojat e njerëzve”, shtoi agjencia.

Sipas TIKA-s, fshatarët kanë vlerësuar lartë ndihmën e Turqisë, ndërsa zyrtarët shtetërorë të Arakanit, të cilët ofruan mbështetje logjistike për dhënien e ndihmës për rajonin, thanë se ata do të vazhdojnë të japin mbështetje logjistike për Turqinë edhe në të ardhmen.

Turqia ka qenë në ballë fushatës për të siguruar ndihma për refugjatët rohingianë; ndërkohë që Presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka ngritur çështjen edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Rohingianët, të përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën në rritje për sulme, pasi dhjetëra myslimanë të Arakanit u vranë në dhunën komunale të vitit 2012.

Gati një vit më parë, pas sulmeve në pikat kufitare në distriktin Maungdaw të këtij shteti, forcat e sigurisë nisën një goditje 5-mujore me pasojë rreth 400 të vrarë, sipas grupeve rohingiane.

OKB-ja dokumentoi përdhunime në masë, vrasje duke përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport të kohëve të fundit, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e këtij lloji janë krim kundër njerëzimit.



Lajme të ngjashme