Bazat ushtarake ruse në Siri do të mbeten edhe pas DAESH-it

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Siromolotov bëri të ditur se niveli i tërheqjes së ushtrisë ruse nga Siria do të jetë e varur nga zhvillimet.

Bazat ushtarake ruse në Siri do të mbeten edhe pas DAESH-it

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Siromolotov tha se bazat ushtarake ruse në Hmeymim dhe Tartus të Sirisë sipas të gjitha gjasave do të mbeten edhe pas mundjes së DAESH-it.

Oleg Siromolotov bëri të ditur se niveli i tërheqjes së ushtrisë ruse nga Siria do të jetë e varur nga zhvillimet.

Ai rikujtoi se DAESH-i aktualisht kontrollon afërsisht 10% të territoreve të Sirisë, gjithashtu edhe organizata terroriste Al-Nusra është duke i vazhduar aktivitetet e saj në këtë vend, ndërsa shtoi se krahas këtyre në Siri veprojnë edhe grupe të tjera të pavarura të armatosura.

“Të shpeshtën e rasteve në luftime marrin pjesë edhe aktorët e paparashikuar. Këta më herët nuk ishin të pranishëm, ndërsa tani dolën në skenë dhe situata ndryshon plotësisht”, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Siromolotov.



Lajme të ngjashme