Al-Xhubejr: Arabia Saudite gëzon të drejtën për kundërpërgjigje ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil al-Xhubejr bëri të ditur se ndërhyrja e Iranit në rajon dëmton sigurinë e vendeve fqinje dhe ndikon në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Al-Xhubejr: Arabia Saudite gëzon të drejtën për kundërpërgjigje ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil al-Xhubejr bëri të ditur se nuk do të lejojnë asnjë shkelje të sigurisë kombëtare të vendit të tij, ndërsa shtoi se “Arabia Saudite mbanë të drejtën për kundërpërgjigje në një kohë dhe mënyrë të përshtatshme ndaj akteve armiqësore të Iranit”.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, ministri Xhubejr shkruan se “Terrori i Iranit vazhdon të frikësoj të pafajshmit, të masakroj fëmijët, të shkel ligjet ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se “milicët huthi janë një mjet i terrorit, i cili shkatërron Jemenin”.

“Ndërhyrja e Iranit në rajon dëmton sigurinë e vendeve fqinje dhe ndikon në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, theksoi Xhubejr dhe vijoi me këto fjalë: “Ne nuk do të lejojmë të shkelet siguria jonë kombëtare. Arabia Saudite mbanë të drejtën për kundërpërgjigje në një kohë dhe mënyrë të përshtatshme ndaj akteve armiqësore të Iranit”.

Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite njoftuan se furnizimi i huthive me raketa balistike nga ana e Iranit është “sulm i hapur dhe i drejtpërdrejt ushtarak” dhe do të mund të llogaritet si “shkak për luftë”.

 

Raketat e hedhura të shtunën nga Jemeni në verilindje të kryeqytetit Riad të Arabisë Saudite u asgjësuan nga ana e sistemeve të mbrojtjes ajrore.   



Lajme të ngjashme