Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sulm i përgjakshëm në një kishë në Teksas, sulmuesi gjendet i vrarë në makinë

26 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi ndaj një kishe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sulm i përgjakshëm në një kishë në Teksas, sulmuesi gjendet i vrarë në makinë
26 të vdekur në sulmin ndaj një kishe në Teksas
26 të vdekur në sulmin ndaj një kishe në Teksas

26 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në kishën “First Baptist Church” afër San Antonios në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

 

26 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi ndaj një kishe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në lajmin e përcjellë nga CNN, të bazuar në burimet lokale, ndër të vrarët janë edhe një fëmijë 2 vjeç dhe vajza 14-vjeçare e priftit.

Kurse i autorizuari i Sigurisë Publike të Teksasit, Freman Martin bëri të ditur se 23 persona humbën jetën brenda në kishë, 2 jashtë saj dhe një tjetër humbi jetën në spital, ku ishte marrë nën kurim.

Martin deklaroi gjithashtu se sulmuesi ishte një i bardhë 26-vjeçar i quajtur Devin Patrick Kelley.

Ai tha se sulmuesi i veshur tërësisht me të zeza kishte veshur jelek antiplumb dhe ishte arratisur pasi i kishte rënë arma.

Sulmuesi u gjet i vrarë në automobilin e tij dhe mendohet se mund të jetë vetëvrarë ose mund të jetë qëlluar nga ndonjë banor i lagjes që e kishte ndjekur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në llogarinë e tij në Twitter, shkroi: “Qoftë Zoti pranë njerëzve në Sutherland Springs të Teksasit. FBI dhe policia janë në vendngjarje. Unë po e ndjek gjendjen nga Japonia”.

Më pas Trump bëri një deklaratë me shkrim, në të cilin dha mesazhin “do të jemi të fortë”.

Ai e përkufizoi sulmin me fjalët “një sjellje shejtani”.

“Nuk mund të përshkruajmë me fjalë dhimbjen dhe ndjenjat dhe nuk mund të imagjinojmë ndjenjat e të afërmve të viktimave që humbën jetën në ngjarje. Na janë thyer zemrat” ishin fjalët që shkroi presidenti Trump.



Lajme të ngjashme