Arabia Saudite - Në aksidentin ajror të helikopterit humb jetën një princ

Në aksidentin ajror të helikopteri kanë humbur jetën Zëvendësemiri i rajonit Abha, Princi Mansur bin Mukrin dhe delegacioni që e shoqëronte.

Arabia Saudite - Në aksidentin ajror të helikopterit humb jetën një princ

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite ku ndodhej një princ dhe zyrtarët e nivelit të lartë. Njoftohet se në ngjarje nuk ka të mbijetuar.

Sipas lajmit të televizionit zyrtar të Arabisë Saudite bëhet e ditur se në aksidentin ajror të helikopterit kanë humbur jetën Zëvendësemiri i rajonit Abha, Princi Mansur bin Mukrin dhe delegacioni që e shoqëronte.

Njoftohet se në helikopter së bashku me Princin Mansur ndodheshin edhe Zëvendësemiri Selman al-Xherishi, Sekretari i Përgjithshëm i Emiratit, Salih bin Abdullah al-Kadi, kryetari i departamentit të bujqësisë të rajonit Asir, Fehd al-Fertish, drejtori i policisë i rajonit Asir, majori Salih bin Sulejman al-Kerzai dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë gjatë orëve në vijim zëdhënësi për siguri i Ministrisë së Brendshme, gjeneralmajori Mansur et-Turki njoftoi se është gjetur vendi i rrënojave të helikopterit.

Zëdhënësi bëri të ditur se Zëvendësemiri së bashku me delegacionin në kuadër të programit rutinë vizituan bregdetin në perëndim të qytetit Ebha dhe se kontakti me helikopterin u shkëput në orët e mbrëmjes gjatë kthimit të tyre.

Et-Turki gjithashtu tha se ekspertët kanë arritur deri tek rrënojat e helikopterit dhe kanë kryer hetimet e nevojshme, ndërsa të dhënat e para mbi ngjarjen do të publikohen gjatë orëve në vijim.   



Lajme të ngjashme